Përdhunuan të renë, lihen në burg dy të rinjtë. Kërcënimi i gazetares: Jemi në gjak
Gjtkata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët akuzohen për për përdhunimin e një vajze 26-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, ku dy personat e arrestuar në shoqëri dhe të një personi të tretë të shpallur në kërkim, Gentjano Mehmeti, kanë droguar dhe përdhunuar në ambientet e një hoteli vajzën në fjalë.
Ngjarja u raportua në polici nga recepsionisti i hotelit, i cili gjeti 26-vjeçaren pa ndjenja. Pasi vajza u përmend në spital, ajo tregoi të gjithë atë që kishte ndodhur dhe personat që e kishin përdhunuar.
Pas 24 orësh, e reja u përmend dhe tregoi në lidhje me ngjarjen.
Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt.
Në lidhje me ngjarjen është kërcënuar dhe gazetarja Afrovita Hysaj e cila e denoncoi publikisht në media.
Pronari i një televizioni lokal në qytetin e Vlorës, përmes një postimi në rrjetet sociale kishte denigruar dhe fyer gazetaren, duke e akuzuar për mashtrim, pasi kishte deklaruar se në ngjarjen e rëndë ishte i përfshirë dhe djali i tij.
“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që pronari i medias lokale, i dërgoi gazetares, e cila e ka raportuar kërcënimin pranë organeve ligjzbatuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut