“Do tentojë destabilitetin”- Gazetari zbulon skenarët: Beteja e jetës për Berishën
Gazetari Flogert Muça ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku analizoi veprimet e Sali Berishës për t’u përballur me drejtësinë. Muça e cilësoi hetimin ndaj Berishës si betejën e jetës së këtij të fundit.
Ai nënvizoi se arma e vetme që i ka mbetur Berishës është që t’i tregojë ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve se është faktor stabiliteti, pasi nëse ai do mund të krijojë trazira dhe destabilitet.
Gazetari theksoi se shqiptarët e vitit 2023, nuk janë të njejtët me ata që vriteshin për Berishën në ’98-ën.
“Ata do bëjnë gjithçka, kjo është beteja e jetës së Sali berishës, nuk ishte beteja me “non-gratën”. Në betejën me “non-gratën” ai u fsheh tek Gjykata e Parisit, e cila nuk e mori kurrë në shqyrtim dosjen e tij. Tani po fshihet te proceduara e shkeljes së Kushtetutës nga ana e SPAK për bllokimin e pasaportës. Janë qesharake që të dyja. Ajo që Berisha do bëjë është maksimumi i tij politik për t’i treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që unë jam një faktor stabiliteti, pasi po të dua mund të krijoj destabilitet. Ai do tentojë ta bëjë këtë. Por mesazhin e parë e mori natën që doli të bëjë konferencën e jashtëzakonshme ku pavarësisht se kishte 3 orë që e njoftoi, ai u prit nga vetëm një grusht njerëzish aty. Ka ikur njoha kur njerëzit vriteshin si në ’98-ën për Sali Berishën. Tani jemi emancipuar dhe nuk dalim të protestojmë se dhëndri i tij akuzohet për 17 kulla në një pronë që e ka marrë padrejtësisht”, tha Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet