“Kemi shumë skenarë”- Topalli: Sulmohet më i forti, duan t’i mbyllin gojën Berishës
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, mori pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e Kryesisë, ku shprehu mbështetjen për ish-kryeministrin Berisha,
Në një prononcim për media në përfundim të mbledhjes, Topalli e cilësoi hetimin e ish-kryeministrit si një sulm politik për të goditur liderin e opozitës.
Sipas saj mesazhi që tentohet të jepet me hetimin ndaj Berishës është që të goditet më i forti në mënyrë që të mos reagojnë më të dobëtit.
“Sulm politik ndaj kreut të opozitës. Kjo nuk është një çështje për Berishën për pluralizmit politik. Ka shumë variante për skenarët. Merrni historinë e pluralizmit dhe krahasojeni me vendet e tjera. Opozitën në Shqipëri, ose tentojnë ta blejnë, ta përçajnë. Gjëja është e komplikuar.
Kjo forcë politike ka gjetur gjithmonë kurajën për t’i qëndruar besimeve për të vend pluralist.
Historinë e PD e dini nga Basha, por kur Basha deshti të përjashtonte Berishën, dy i dolën në krah. Tjerët erdhën më vonë. Politika sulmon atë që është më i forti, për t’i thënë hesht mbylle gojën. Kjo forcë politike ia ka dalë dhe nuk besoj se sot nuk ia del.
Thelbi është se është luftë kundër kryetarit të opozitës, të cilin nuk e kanë blerë. Kjo është betejë politike, përmes proceseve politike dhe veprimeve të 45 që të arrestosh një njeri në atë mënyrë si është arrestuar. Të çosh policinë në godinën e opozitës dhe të bësh sekuestrime pa kaluar 24 orë. Është betejë politike, por shumë e vështirë”, tha Topalli.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina