Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Betejë pa kthim, do përdorim çdo formë proteste
Sali Berisha deklaroi për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Rithemelimit, se do të vijojnë betejën kundër mazhorancës dhe qeverisë së Edi Ramës në çdo lloj forme.
Ai kujtoi se të premten mblidhet Këshilli Kombëtar. Pas kësaj do të diskutohet për veprimet, takimet dhe gjithçka që do të ndodhë. Berisha theksoi se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të qëndrojnë si opozitë fiktive në parlament.
“Kjo është një betejë kundër një diktature të instaluar, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve, asgjësimin e opozitës. Opozita shqiptare ndodhet para, de facto, asgjësimit të saj në qoftë se do të vazhdonte siç erdhi. Dita e enjte në të cilën deputetët, të betuar, se nisin një betejë pa kthim, shënon një kthesë të madhe në përpjekjen e opozitës, në qëndresën e opozitës, në betejën e opozitës për rivendosjen e pluralizmit dhe rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Kur themi betejë pa kthim do përdorim çdo formë proteste sepse këtu ka një gjë, Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër, vetëm atë që kontrollon. Kur opozita që nuk kontrollohej prej tij i tregoi vendin ai vazhdoi në këto veprime, ndaj dhe këtu mos prisni ju që lëvizja jonë do të ndërpritet, apo beteja jonë do të ndërpritet,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West