Gjirokastër, dëmtimi i rrugës së kalasë problematike për banorët dhe turistët

25 Tetor 2023 | 16:04

Dëmtimi i rrugës karakteristike që të çon në kalanë e Gjirokastrës po sjell vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve duke përfshirë edhe grupet turistike.

Kjo është një ndër rrugët alternative që lidh lagjet e sipërme të qytetit me pjesën e poshtme duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen për rehabilitimin e saj. Duke qenë se kalaja e Gjirokastrës është monumenti më i vizituar në rang vendi, ky apel vjen edhe nga turistët, të cilët në këto ditë vjeshte vazhdojnë ta vizitojnë me interes.

“Jo vetëm që duhet rregulluar, por duhet edhe sensibilizim nga të gjithë autoritetet sepse është rruga më e frekuentuar që ka aksesin në kala dhe jo vetëm. Sensibilizim sa më parë i të gjithë autoriteteve, komunitetit, shoqatave të ndryshme, për të mirëmbajtur vlerat tona kulturore dhe trashëgiminë mbi të gjitha,” – u shpreh guida turistike, Artan Koçi.

“Është rrugë karakteristike që të çon në kështjellë dhe mendoj se megjithëse temperaturat janë të ulëta, duhet ndërhyrë për ndërtimin e një rrugë të re, por të jetë me të njëjtat vlera si kjo,” – tha një turiste.

Sipas specialistëve kodra e kalasë paraqet si problematikë rrëshqitjen e tokës gjatë dimrit.

“Ne si Drejtori e Emergjencave e kemi vënë në zonat me risk të lartë rrëshqitjeje dhe kuptohet kjo zonë jo vetëm që kjo që rrëshqiti sot këtu rreth 50 metra, por gjithë zona nga kthesa e kalasë deri tek tuneli është me problem, me të njëjtën problematikë ku sot, ku nesër do të rrëshqasë. Çedimi në aksin e rrugës është 30-40 cm, është diçka që të tremb dhe e njëjta gjë paraqitet dhe nga kulla e sahatit, është e njëjta problematikë. Këto janë zona me risk të lartë sepse këtu kalojnë mjete, kalojnë qytetarë, ka banesa, institucione poshtë  tyre,” – deklaroi drejtori i Emergjencave Civile, Ilir Çumaku.

Aktualisht në këtë segment është pezulluar qarkullimi i mjeteve të rënda ndërkohë që sipas Bashkisë Gjirokastër do të ndërhyhet për rehabilitimin e plotë të rrugës dhe evitimin e problematikës së erozionit në këtë zonë të Gjirokastrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026