Avokatët e Berishës braktisin gjyqin, Gjokutaj zbardh përplasjen në sallë
Avokati Genc Gjokutauj doli në një deklaratë për mediat ku shpjegoi se përse ai dhe avokati tjetër i ish-kryeministrit Berisha, vendosën të braktisin seancën.
Sipas tij, gjykata shkeli kushtetutën dhe ligjin. Sipast tij në kundërshtim me ligjin GJKKO nuk e pranoi kërkesën e tyre për dërgimin në gjykatën kushtetuese të çështjes.
“Sot kemi bërë kërkesë të hapet procesverbali audio dhe procesverbalin gjyqësor si pjesë e provave. Po kështu kemi kërkuar që gjykata të vendosë të na japë një kopje të akteve në mënyrë elektronike ose të shkruar, gjë të cilën gjykata pretendon se e ka vendosur dje, por megjithatë pa u njohur me aktet merr vendim të vazhdojë seancën.
Kemi kërkuar që gjykata të marrë iniciativë e t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë që interpreton dhe akuza që justifikon, mosdërgimin e kërkesës së caktimit të masës së sigurimit për masat që janë marrë. Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim, ku despozita nuk e lejon as të japë e as të marrë vendim, mori vendim duke e rrëzuar këtë kërkesë tonën, ndaj ne u larguam nga gjykimi”,-tha avokati Gjokutaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta