Rriten çmimet e fruta-perimeve në Elbasan, qytetarët vështirësi në blerjen e tyre
Çmimet e fruta-perimeve po shtrenjtohen dita ditës. Qytetarët në Elbasan theksojnë se vështirësitë ekonomike i bëjnë ata të vijnë në tregje, por të mos blejnë asgjë.
Pavarësisht se janë produkte të domosdoshme për tavolinën e çdo familjeje, qytetarët e kanë të pamundur t’i përballojnë.
“Kanë çmime shumë të shtrenjta. S’kam të ble më shumë veç domateve. Nuk me del. Dhe këto i kam marrë shumë madje,” – tha një qytetar.
“Nuk i përballojmë dot fare, ku të vemi përditë ngrihen. I dha dy mijë lekë ai dhe e ngritën çmimin më tepër këto,” – u shpreh një zonjë.
Ka qytetarë që shmangin blerjet e frutave, djathin dhe mishin, sepse kushtojnë shumë.
“Dua edhe unë të ha një llokëm mish, dua të dal te pi një kafe tek shoqëria, por nuk me del,” – tregoi një zotëri.
“Unë jam vetëm. Do laj taksat, do laj dritat, se kalamajtë janë andej dhe andej s’ka punë. Ka abuzim nga tregtarët për çmimet, vajti djathi 15 mijë lekë dhe s’është as tamam. Nuk e blej dot,” – tha një qytetare.
“Shumë të shtrenjta janë. Unë jam dhe me qira dhe nuk me del leku. Unë 80 mijë lekë pension marr. Çfarë të bëj,” – shtoi një tjetër.
“Po nuk ja dalim me pension 120 mijë lekë, ça t’ia dalësh. Ata u tallën, ajo ishte ku e di unë, as lëmoshë, por sa për të na mbyllur gojën,” – u shpreh një zonjë.
Rritjen e çmimeve e pranojnë edhe tregtarët. Ata thonë se çmimet e larta kanë stepur qytetarët.
“Ka rënë për tokë. Një marrin, shumë vështirësi kemi s’vijnë njerëzit që të blejnë. Po bëjmë dy javë që nuk shesim,” – u shpreh një zonjë.
Konsumi i ulët i produkteve si fruta-perimet konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT. Në 3-mujorin e dytë konsumi i këtyre produkteve është rritur me vetëm 0.61% krahasuar me fillimin e këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet