Rama inspekton punimet e Lungomare 3, refuzon të komentojë Berishën
Kryeministri Edi Rama ishte të enjten në Vlorë për të inspektuar kantierin e ri Lungomare 3, i cili shtrihet në vijën bregdetare nga tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Radhimë dhe Orikum.
“Në kantierin e ri Lungomare 3, i cili shtrihet në vijën bregdetare nga tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Radhimë dhe Orikum, ku do të ndërhyhet për transformimin cilësor të plazheve, hapësirave publike, njësive të shërbimit, si edhe do të mbillen pemë e krijohen zona të mëdha këmbësore mbi gjurmën e rrugës ekzistuese, ku do të ketë edhe një rrugë biçikletash, ndërkohë që trafiku i automjeteve do të spostohet në një aks të ri, duke mundësuar një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike 2030”, shkroi Rama në Facebook.
I pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e fundit të SPAK për Sali Berishën, Rama refuzoi të jepte një koment.
“Ku ka shtëpi pa problematika, rëndësi ka që t’i zgjidhim, hajt tani mirupafshim”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset