Berisha: Protestat nuk do ndalen, çfarëdolloj mase të merret

26 Tetor 2023 | 13:43

Sali Berisha në një dalje për mediat ka paralajmëruar për protesta.

Në fjalën e tij ai theksoi se betejën e opozitës, të cilën e nisën në Kuvend do ta çojnë deri në fund.

Sipas tij, protesta të cilat janë paralajmëruar dhe më parë nuk kanë të bëjnë me ngjarjen e ndodhur së fundmi ku ndaj liderit demokrat është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitj” si i dyshuar i përfshirë në aferën e kompleksit “Partizani”.

“Kjo që ka ndodhur nuk do të ndryshojë nga strategjia e mëparshme. Kemi nisur betejën në Parlament, dhe e kemi nisur me vendosmërinë më të fortë. Kur kemi nis betejën në Kuvend natyrisht ne kemi vetëdije se çfarë përfaqëson Grupi Parlamentar. Jo vetëm për ne si forcë politike, por për qytetarët. Nuk ka diskutim që ajo do të shoqërohet me një mbështetje e fuqishme popullore. Por një gjë do të jetë. Këto protesta nuk do të ndalen nga asnjë masë që mund të marrë Edi Rama. Ne e morëm këtë vendim pasi ai dëshmoi se kundër demokracisë është i aftë të bëjë çdo gjë. Edi Rama i zhvlerësoi totalisht deputetët ne Kuvend”-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026