PD zotohet të shtojë mbështetjen për turizmin me programin e saj zgjedhor
10 Shkurt 2021 |
08:51
Partia Demokratike prezantoi sot programin e saj elektoral për turizmin ku fokusi kryesor i saj ishte nxitja e mbështetjes së investimeve dhe rritjes së kapaciteteve akomoduese.
Gjatë fjalës së tij prezantuese, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se, opozita angazhohet për:
- të rritur kontributin e përgjithshëm të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 8 në 10%;
- të dyfishuar kontributin në punësim nga truzimi nga 40 mijë në 80 mijë vende pune;
- të dyfishojë kapacitetet akomoduese;
- të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit;
- të zgjasë kohëzgjatjen e sezonit turistik;
- lehtësira në aplikimet për leje ndërtimi për struktura akomoduese si hotele apo bujtina;
Opozita thotë se përmes planit të saj fiskal për uljen e taksave mbi karburantin dhe aplikimit të një takse të sheshtë 9% do të ndikojë pozitivisht për të rimëkëmbur turizmin.
Pas programit për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë ky ishte programi i katërt i paraqitur nga opozita për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Lajme të Sugjeruara
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.