Masat anti-COVID, Britania e Madhe përforcon kontrollet kufitare, gjobë ose 10 vjet burg për shkelësit

10 Shkurt 2021 | 10:19

Britania e Madhe pavarësisht procesit të shpejt të vaksinimit është duke u përballur me një situatë të rëndë nga pandemia, vështirësuar edhe nga mutacionet e reja.

Në kushte të tilla qeveria ka vendosur të përforcojë masat kufizuese kryesisht për ata që hyjnë në vend.

Autoritetet bënë me dije se do të forcojnë kontrollet kufitare duke krijuar hotele karantinë.

Madje duke paralajmëruar se të gjithë shkelësit e rregullave mund të përballen me 10 vite burg ose gjobë.

Masat e reja hyjnë në fuqi në 15 shkurt.

Edhe në Gjermani gjatë ditës së sotme kancelarja Merkel do të takohet me krerët e landeve për të diskutuar për masat kufizuese të cilat pritet të zgjaten të paktën deri në fund të muajit.

Lexoni gjithashtu:

Amnistia për emigrantët ilegalë në Angli, avokati: Qeveria ka premtuar se të dhënat do jenë të kufizuara

Rregullatori britanik thotë se vaksinat kundër COVID-19 plotësojnë standardet e rrepta të sigurisë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026