Drejtori i ISHP-së konfirmon se procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut nis pas datës 15 shkurt

10 Shkurt 2021 | 11:18

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaban Memeti u shpreh në Euronews Albania se procesi i vaksinimit në këtë shtet pritet të nisë pas datës 15 shkurt.

“Do të merren afro 200 mijë vaksina anti-COVID nga Kina. Mbas datës 15 shkurt do të fillojë vaksinimi anti-COVID, kur fillimisht do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, kryesisht ata në qendrat COVID”, u shpreh zoti Memeti.

Ai theksoi se tani për tani, të sigurta janë vaksinat kineze për vaksinim dhe ato të “AstraZeneca-s”, të cilat pritet të mbërrijnë në RMV nëpërmjet sistemit COVAX.

Sa i përket situatës epidemiologjike në vend, zoti Memeti nënvizoi se situata është nën kontroll, por javët e fundit është vënë re një rritje e numrit të vdekjeve.

Një ditë më parë humbën jetën 10 persona të infektuar me koronavirus në këtë shtet, ndërsa 476 të tjerë rezultuan pozitivë në testime. 

Në të këtë shtet është konfirmuar zyrtarisht edhe prezenca e variantit të ri të Covid.

Lexoni gjithashtu:

Në pritje të vaksinës, qytetarët në RMV të ndarë nëse do e bëjnë vaksinën kineze

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026