FMN: Rritja ekonomike 3.5%, turizmi garantoi zhvillimin

27 Tetor 2023 | 15:55

Në përfundim të misionit dy javor të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kreu i misionit deklaroi se ekonomia shqiptare po përparon, por duhen më shumë përpjekje për të ruajtur rritjen e qëndrueshme dhe për të luftuar inflacionin.

 “Në presim që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.5%, por duhet një menaxhim më i mirë i investimeve publike, duke kërkuar orientim të fondeve në projekte me produktive. Duhet punuar më tej për të ulur rrezikun fiskal të kontratave koncensionare dhe ndërmarrjeve shtetërore,” – u shpreh Anke Weber, shefe e misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Një strategji efektive e të ardhurave afatmesme gjithashtu ishte në fokus të rekomandimeve nga Weber, e cila deklaroi se duhet një konsolidim i besueshëm fiskal në agjendën e reformës tatimore.

FMN gjithashtu mbështet ligjin e miratuar mbi tatimin e të ardhurave.

Por ecuria e inflacionit ende nuk është e sigurt. Banka e Shqipërisë duhet të nxisë përpjekjet për rritjen e përdorimit të monedhës vendase në transaksione, tha shefja e misionit të FMN-së.

Gjatë gjysmës së parë të vitit, performanca ekonomike shënoi rritje me 3%, ku nga tre-mujori i parë tek i dyti, konsumi dhe investimet u rritën përkatësisht 4.2% dhe 9.2%.

Sektorët predominues të performancës ekonomike kanë qenë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme.

Normat e punësimit gjithashtu vijojnë të përforcohen, duke u rritur me 2,7% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që shkalla e papunësisë ka zbritur në 10.7%, një nga shifrat më të ulëta historike.

Gjithashtu Shqipëria këtë vit për herë të parë del nga lista gri e shteteve me nivel të lartë të pastrimit të parasë nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026