Gështenja e Reçit për eksport, Shqipëria rrit cilësinë e prodhimit
Fshati Reç i Malësisë së Madhe zotëron një nga plantacionet më të mëdha të gështenjës në të gjithë vendin ku pjesa saj më e madhe shkon për eksport drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Euronews Albania vizitoi një nga pikat kryesore të grumbullimit të gështenjës në Reç dhe bisedoi me 65-vjeçarin Prek Gjeloshaj.
Prej më shumë se 20 vitesh merret me grumbullimin e gështenjave së bashku me djemtë e tij.
Këtë vit fermeri thotë se çmimi është i kënaqshëm dhe fatmirësisht tregu është i sigurt.
“Sivjet çmimi është i kënaqshëm. Vitin që kaloi ngaqë nuk kishte kërkesë Italia pasi nuk kishte treg, gështenja nuk u eksportua, ka shkuar gështenja me 300-400 leke (të vjetra). Sivjet kemi komunikuar me disa importues të Italisë . Deri tani çmimi është i kënaqshëm deri në 1300 lekë (të vjetra). Po e blejmë në magazinë dhe vazhdon deri në kokrrën e fundit të eksportit,” – u shpreh Gjeloshaj.
Fermeri thotë që ka disa vite që gështenja është dëmtuar së tepërmi si pasojë e grethit dhe pavarësisht ndërhyrjes sërish rendimenti është shumë i ulët .
“Ka 3-4 vjet që po luftohet me luftë biologjike me një fond të AZHBR të ministrisë së Bujqësisë dhe gjendja është përmirësuar. Si kemi përvojën që ka pasur Italia, Franca dhe Evropa para nesh. Do edhe 3-4 vjet të tjera për të shkuar në prodhimin e duhur. Në vitin e parë që është shfaqur dëmtuesi ka shkuar deri në 20% puna e prodhimit, nga 100% vetëm 20%. Mirëpo vit pas vitit po rritet. Akoma s’ka mbaru sezoni, vetëm vetë kam grumbulluar 1200 kuintalë edhe vazhdon. Reçi zakonisht 300 deri në 500 tonë ka pasur prodhim dikur,” – tregoi Gjeloshaj.
Pavarësisht punës së sigurt, fermeri thotë që më e mira do ishte që gështenjën ta grumbullonte shteti dhe ta përpunonte e jo të eksportohet jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta