Rënie e madhe e eksporteve, të ardhurat nga tregtia bien 9% këtë vit
Tregtia e jashtme e mallrave po tkurret. Të dhënat tregojnë se eksportet vijuan rënien edhe në muajin shtator, duke sjellë më pak të ardhura për vendin. Në muajin e nëntë të vitit, eksportet kushtuan 34 mld lekë, duke u ulur 13%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Thellimi i rënies në shtator, ka përkeqësuar ecurinë për gjithë vitin. Sipas INSTAT, në këtë 9-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 333 mld lekë, duke u ulur me 9 % krahasuar me një vit më parë.
Treguesit në shtator nuk janë pozitivë dhe bashkë me rënien në muajin gusht, ato reflektojnë në shifra, statistikat e vitit 2020, kur eksportuesit vuajtën më shumë se të gjithë, pasojat e pandemisë.
Të gjithë grupmallrat kanë shënuar tkurrje, me përjashtim të plastikës dhe produkteve kimike, që nuk kanë ndonjë peshë të rëndësishme në ekonomi. Materialet e ndërtimit, metalet, këpucët por dhe ushqimet e makineritë janë mallra që po krijojnë vështirësi në zinxhirin e bizneseve vendase.
Kujtojmë se këta të fundit, prej një viti kanë ngritur shqetësimin për humbjet që iu ka shkaktuar rënia e euros në kursin e këmbimit.
Në muajin gusht, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, janë Italia, Gjermania dhe Spanja. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe janë Kosova, Greqia dhe Kina.
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android