U kap duke ndotur lumin Gjanica, arrestohet punonjësi i kompanisë private
Është arrestuar 1 punonjës i një tjetër kompanie private, ai u kap në flagrancë nga policia, duke ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi po shkarkonte mbetje të hidrokarbureve.
Procedohet penalisht administratori i kësaj kompanie dhe përgjegjësi i sektorit të pastrimit në këtë kompani.
Një ditë më parë, nisi procedimi penal edhe për 3 punonjës të dy kompanive të tjera, pasi ndotën ujërat e lumit Gjanica, duke shkarkuar mbetje të hidrokarbureve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Njoftimi i policisë
Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një tjetër kompani me aktivitet në përpunimin e hidrokarbureve, shkarkonte mbetje në lumë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e quajtur “Ish-UPN”, Fier, ku kanë kapur në flagrancë shtetasin Gj. P. (punonjës i sektorit të pastrimit të kompanisë) duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. P., 52 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. G., 64 vjeç, administrator i kompanisë private dhe M. B., 65 vjeç, përgjegjës i sektorit të pastrimit në këtë kompani.
Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq