Video| Kryeministri skocez në lot: Të afërmit e mi janë në Gazë, ndihem i padobishëm

28 Tetor 2023 | 13:34

Kryeministri skocez Humza Yousaf ka shpërthyer në lot gjatë një interviste për Sky News  ndërsa ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me familjen e gruas së tij në Gaza mbrëmjen e kaluar.

Nëna, babai, vëllai, nipi dhe mbesa e gruas së ministrit janë bllokuar në Gaza pa pasur asnjë mundësi kontakti.

Yousaf  tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza, ndërsa shtoi se ai ndihet “i pafuqishëm dhe i padobishëm”. Ai theksoi se nuk ka rëndësi nëse je ministër apo dikush tjetër, detyra e tij e parë është të jetë bashkëshort dhe baba i mirë, e në këtë kohë,shprehet se nuk po mund të bëjë asgjë më shumë për gruan e tij e cila është “zemrëthyer”.

“E vërteta është se ajo është totalisht e stresuar. Detyra ime e parë është që të jem një bashkëshort, një baba për fëmijët e mi, po bëjmë më të mirën. Ne kemi familjarë dhe miq këtu në Skoci, të cilët na kanë mbështetur, por gruaja ime është e shkatërruar, zemrëthyëer.

Gjatë intervistës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026