Izraeli: Ndaluam raketën tokë-ajër të lëshuar nga Libani

28 Tetor 2023 | 14:45

Ushtria izraelite tha më 28 tetor se ka ndaluar një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani, përderisa autoritetet libaneze lëshuan një udhëzues në rast se duhet të bëhet evakuimi i aeroportit në Bejrut, në kohën kur tensionet në kufirin mes dy shteteve janë rritur.

Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah në Liban, që ka mbështetjen e Iranit, kanë këmbyer zjarr në baza ditore, që kur nisi konflikti midis Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës tri javë më parë

Këto janë tensionet më të larta në kufirin mes Izraelit dhe Libanit që kur të dyja palët zhvilluan një luftë më 2006.

Në konfliktin e vitit 2006, pistat e Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit, që gjendet në jug të kryeqytetit të Libanit, ishin cak i sulmeve ajrore izraelite. Atëbotë, aeroporti u mbyll.

Me tensionet që janë rritur sërish, autoritetet në Liban lëshuan një udhëzues për evakuimin e aeroportit dhe instilacioneve përreth në rast të një emergjence. Megjithatë, në udhëzues nuk sugjerohet se ka një kërcënim të menjëhershëm për aeroportin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të Rihterit goditi ishullin jugor të Filipineve, Mindanao, të premten. Tërmeti goditi pranë Sarangani, Davao Occidental, në...
14:34 | 26/06/2026