E regjistruar nga Lenon në 1970, Inteligjenca Artificiale risjell këngën e “Beatles”
Inteligjenca Artificiale risjell edhe një herë në treg grupin e famshëm “Beatles”.
“Now and Then”, është një këngë e papublikuar nga ky grup legjendar pop, e cila publikohet këtë nëntor.
Kënga u regjistrua nga John Lenon në një demo në vitet shtatëdhjetë. Njëzet vjet më vonë, e veja e tij ua dorëzoi atë anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët nuk ishin në gjendje të nxirrnin zërin e Lenonit me cilësi të mjaftueshme.
“Ja ku ishte zëri i John-it, kristal i qartë”, tha Paul McCartney në një deklaratë.
“Është mjaft emocionuese. Dhe ne të gjithë luajmë në të, është një regjistrim i vërtetë i Beatles. Në vitin 2023, të punosh ende në muzikën e Beatles dhe gati të publikosh një këngë të re që publiku nuk e ka dëgjuar, mendoj se është një gjë emocionuese”- u shpreh artisti.
Kënga u shkrua dhe u këndua nga John Lennon në fund të viteve 1970 në shtëpinë e tij në Dakota në New York.
Por falë Inteligjencës Artificiale, Paul McCartney sot (81-vjeç) dhe Ringo Starr (83-vjeç), dy të vetmit të mbijetuar nga Beatles, kanë arritur të ribashkojnë grupin pesëdhjetë e tre vjet pas ndarjes së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “kosherja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore