Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve, teksa këta të fundit synuan të godisnin me vezë makinat e deputetëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “shkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani korja e zezë e dështimeve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre”.
Kryeministri shton se “durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj vjen radha e reflektimit”.
Shkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani korja e zezë e dështimeve të dobëta të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre! Durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj vjen radha e reflektimit.”, shkruan Rama.
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:11 Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin
- 22:09 Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:08 Mendja ruse pas pushtimit të Krimesë: Kievi po përgatit rimarrjen e gadishullit
- 22:07 Ukraina ia çon luftën Putinit tek dera e shtëpisë
- 22:06 Dosja sekrete: Si i vlerësonte Kremlini, Nigel Farage dhe Boris Johnson
- 22:02 Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog