Musk vendos në dispozicion satelitët e “Space X” për të ndihmuar civilët në Gaza
Miliarderi Elon Musk ka vënë në dispozicion staelitët e tij për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile në Gaza.
Musk tha këtë të shtunë se satelitët Starlink të SpaceX do të mbështesin lidhjet e komunikimit në Gaza me “organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës”.
Miliarderi ka qenë nën kritika gjatë javëve të fundit, me BE-në që e paralajmëroi atë të godasë përhapjen e dezinformatave rreth konfliktit të shpërndara në platformën e tij të mediave sociale X (ish Tëitter).
Duke iu përgjigjur një përdoruesi në X, i cili kërkoi ndihmën e Starlink për furnizimin e Gazës me mbulim interneti, Musk tha se do të mbështeste OKB-në dhe grupe të tjera ndihme të njohura ndërkombëtarisht.
“Asnjë terminal nga Gaza nuk është përpjekur të komunikojë me ne” shtoi ai në një postim të veçantë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit