Bie prodhimi i gështenjave në Elbasan, shkak temperatura dhe insektet dëmtuese

28 Tetor 2023 | 17:57

Në fshatin Labinot Mal shumica e banorëve merren me kultivimin e gështenjës. Kodrinat e fshatit janë të mbushura me pemët e gështenjave, por këtë sezon prodhimtaria është shumë e ulët.

Fermerët tregojnë se kushtet atmosferike kanë ndikuar në prodhimin e ulët sivjet.

“Gështenja ka por janë dobët sivjet, nuk ka aq sa duhet. Ndikon ajo që nuk ka pasur edhe shërbim dhe koha ka qenë me temperatura të lartë. Detyrimisht që nuk ka, të paktën jo si vitet e tjera. Një kilogram ka vajtur 120, sipas cilësisë 150”, thotë një fermer.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në prodhimin e ulët janë thatësira dhe mungesa e spërkatjes për grerëzën, një insekt që dëmton këtë frut.

“Qe thatësirë e madhe, gështenjë nuk ka, po të thuash 15% me atë që duhet të prodhonin. Një familje këtu prodhonte 20-30 kuintal gështenja. Tani 2 deri ne 3 kuintal, më e shumta 5 familja më e madhe”, thotë ai.

Një tjetër problem tjetër që vihet re në fshat është mungesa e punëtorëve.

“Fshati komplet i braktisur është. Ujë për vaditje s’ka. Ikin në kurbet, ikin me qira në Elbasan, lënë pleqtë në Elbasan a kudo që të ikin, dhe ikin në emigrim”, tregon një banor.

Në 10 fshatrat e Njësisë Administrative Labinot Mal jetojnë 150 familje, të cilat e kanë bazuar ekonominë tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Sipas statistikave të bashkisë në vitin 2022 u prodhuan 300 tonë gështenja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026