Prodhimi i ullirit, pa përkrahje/ Fermerët kërkojnë mbështetje: S’kemi krahë pune
Fermerët e prodhimit të ullirit kërkojnë mbështetje nga institucionet. Ata deklarojnë se kanë nevojë për subvencione dhe garantimin e tregut.
“Ulliri është burimi kryesor i të ardhurave për mjaft fermerë të Qarkut Fier, por prodhimi i pakët i këtij viti, si edhe mungesa e krahut të punës, kanë bërë që fermerët të kërkojnë më tepër mbështetje, për këtë sektor të rëndësishëm të bujqësisë”,-tha fermeri. Ndërsa të tjerë shtuan:
“S’ka mbështetje nga shteti, mua nuk më ka ardhur njeri sa rrënjë ullinj ke të vijë të shikojë çfarë bëhet.
“Shteti të vërë dorë mbi ata që kanë investuar se ajo është pasuri kombëtare dhe duhet t’i subvencionoje”
“Duhet mbështetur shumë ulliri, është bima më e mirë, po hajde merre Dapin ti 120 apo 125 mijë lekë kuintali ose Ure. Neve pak na lë ai do pastruar do plehëruar do vjelë do bërë me ilaç do punëtori do transporti se ne jemi akoma me gomar është turpi i kohës”.
Fermerët shprehen se ky vit është ndër më të vështirët, sa I takon prodhimit të ullirit. Kushtet atmosferike por dhe mungesa e krahut të punës, kanë ndikuar që të ketë një rendimet të dobët.
“ Prodhimi i ullirit këtë vit është shume i pakët. Hasim vështirësi për punëtore vij unë me gruan i vjel. Edhe duhet te kishte çmim ulliri sivjet. E kane mire te rinjtë qe ikin nuk ka leverdi , edhe unë ta marr punëtorin te vjelë do 30-40 mijë lekë në ditë”-tha fermeri.
“Kemi mbetur nga dy veta në çdo familje. Deri tani po, por i kam me krah edhe ne nuk kemi mundësi ta paguajmë tjetrin 20-25 mije lekë sot. Vjet vaji është shitur për një cope buke tani thonë po vete me 8 mije lekë unë nuk kam.
Si e vetmja formë që sigurojnë jetesës, ata shprehen se kjo situatë po kthehet në alarmante, pasi nuk arrijnë të mbulojnë dot as shpenzimet, që kërkon prodhimi i ullirit.
LEXONI GJTHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë