Nis protesta e studentëve të mjekësisë, pritet të bashkohen prindërit
Rreth orës 17:00 të së hënës ka nisur protesta para ministrisë së Arsimit nga studentët e mjekësisë.
Ndryshe nga herët e tjera protesta po zhvillohet në orët e pasdites pasi pritet që të bashkohen dhe prindërit.
Studentët kanë vendosur të hedhin sërish, njësoj si herën e fundit që protestuan, letra higjenike drejt ministrisë së Arsimit.
Që prej nisjes së vitit akademik, studentët e mjekësisë kanë refuzuar të futen në auditore për sa kohë nuk anulohet ligji.
Ky projekt-ligj detyron studentët e mjekësisë të cilët nisin këtë vit studimet, që të punojnë në Shqipëri për 5 vite pasi të përfundojnë universitetin.
Për studentët të cilët janë tashmë duke ndjekur këtë degë, vitet janë më të ulëta, 3 vite. Në rast se ata refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje atyre do u duhet të paguajnë një tarifë më të lartë për të ndjekur këtë degë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë