Fitoi luftën me vdekjen: Kanceri i gjirit s’ka dhimbje, nuk të lajmëron

29 Tetor 2023 | 14:19

Ne muajin e luftës kundër tumorit te gjirit, gratë qe luftojnë me këtë sëmundje bëjnë thirrje për më shumë mbështetje.

Vjollca Vënxha, banore në qytetin e Korçës u vu përballe një sporve mjaft të rëndë, në luftën midis asaj dhe kancerit të gjirit.

“Kur shkova në banjë vura dorën dhe pashë diçka të fortë që me beri te dyshoj…më lindi dyshimi për kancer gjiri. Shkova në mjeku, kisha që në majin Tetor kisha bërë mamografine. Kur shkova në ambulance, doja mamografi të dytë por nuk pranuan. Isha e sigurte dhe kërkova ta bënin prap. Ju luta dhe ma bëri. Me pa dhe tha, diçka e shoh por mos u mërzit,” – tregoi ajo.

Pasi një kontrolli më të specializuar në Tiranë, doktorët kërkuan ndërhyrje të menjëhershme, pasi jeta e saj ishte ne rrezik. Në këtë sfidë, fati dukej se nuk ishte në anën e saj. Operacioni duhej bërë, por kostot ishte të papërballueshme për familjen e saj.

“Gjëja e parë që e pyeta ishin leket. Me tha 3 milion. I thashe se nuk kisha, merrja vetëm 150 mijë lek, vajza pa punë dhe burri pensionst. Leket nuk kisha ku i gjeja, i thashë se kur të gjej leket do bëj operacionin. Me goditi në sup, buzëqeshi, dhe tha se ja hodha gjysmën e sëmundjes me sportivitetin tim,” – u shpreh Vënxha.

Kurajo është ajo që çdo kush ka nevojë në këto momente. Po për Vjollcën, nuk kishte nevojë, madje ajo u kthye në kurajo për të tjetët.

“Nuk trembem asnjëherë. Jetën askush nuk e di sa e ka. Nuk e kemi të prerë me gërshërë, njeriu vjen dhe ikën. E ngre kokën lart dhe i them Zotit qe Faleminderit qe më jep ditë çdo ditë. Unë them Zoti me shëroi, por e guximi. Sportiviteti që nuk i dhashë frikë vetes, kur unë dëgjoja dikur fjalën kancer trembesha. Njerëzit e paragjykojnë por kur e pata në trupin tim nuk pata frikë fare,” – tha ajo.

Vjollca ka një thirrje për këdo që ndodhet në këtë situatë. Të mos tremben dhe të tregojnë sesa e fortë është një grua, një sëmundje nuk mund ta mposhtë atë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026