Ish-deputeti emërohet në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Edmond Rrushi është emëruar drejtor i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ish-deputeti u emërua në këtë post pas dorëheqjes së Jeta Dedës.
Rrushi u prezantua në krye të AKU nga ministrja e Bujqësisë Anila Denaj paraditen e kësaj të hëne.
Ministrja në fjalën e saj përcolli për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm se siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët.
“Në prezantimin e drejtorit të ri të AKU, Edmond Rrushi, përcolla për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona.
Theksova se forcimi i metodologjisë së riskut, përmes rakordimit të një plan veprimi për 2024, bashkë me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe qeverisjen vendore, është prioriteti ynë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë ushqimore.
Puna me etike dhe profezionalizëm, është një ndër cilësitë që duhet të këtë çdo inspektor i AKU.
Faleminderit Jeta Deda për drejtimin e AKU gjatë dy viteve të fundit, me përkushtimin e çmuar dhe punën e bërë sipas orientimeve ndërkombëtare”, shkruan Denaj në rrjete sociale.
Rrushi u bë deputet në vitin 2019, pasi pranoi mandatin nga radhët e LSI pas largimit të kësaj force politike nga parlamenti.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në