Von der Leyen nga Prishtina: Kosova të bëjë Asocacionin, Serbia njohjen “de-facto”

30 Tetor 2023 | 15:15

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishte këtë të hënë në një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u ndal tek dialogu Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Von der Leyen ftoi Kosovën që të nisë zyrtarisht procedurën për zbatimin e Asocacionit.

Nga ana tjetër presidentja e Komisionit Evropian i bëri thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapat konkrete për njohjen e Kosovës.

“Ftojmë Kosovën të nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE-së.

Ajo shtoi se e njëjta thirrje për njohje do të bëhet dhe në Beograd, gjatë vizitës në Serbi që pritet të mbajë në vijim në kuadër të turit ballkanik.

“Edhe në Serbi atje do ti diskutoj edhe hapat që duhet të ndërmerr Serbia për njohjen de-facto”, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së dënoi gjithashtu sulmin e ndërmarrë nga paramilitarët serbë në Banjskë.

“Ne fuqishëm dënojmë sulmet e dhunshme të 24 shtatorit, dhe shpreh ngushëllimet për familjet, miqtë dhe kolegët e policit të vrarë. Një sulm i tillë është tërësisht i papranueshëm, dhe kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, tha Von der Leyen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026