Trashëgimi i zanatit, punimet tradicionale të 72-vjeçares në Gjirokastër
Çdo mëngjes 72-vjeçarja Shero Sejdia qëndron në një prej rrugëve të kalldrëmta, në zonën historike të Gjirokastrës për të tregtuar produkte tradicionale.
Zanatin e qëndisjes me shtiza ajo e ka të trashëguar në breza ndërsa kujton se që në fëmijëri realizonte punime të tilla. Me kalimin e viteve bluzat, çorapet, papuçet e punuara prej saj përdoreshin jo vetëm nga pjesëtarët e familjes, por nisën të kërkoheshin edhe nga të pasionuarit e qëndisjes tradicionale.
“Që kur kam qenë e vogël, vendosa të merrem se unë punoj dhe i jepja nëpër këto dyqane që i shisnin. Nuk rri dot pa punë, jo se nuk është e nevojshme ekonomia, por nuk rri dot pa punë dhe kam punuar edhe në kohën e monizmit, kështu bluza për fëmijë,” – u shpreh Sejdia.
Ne tezgën e saj, të zë syri gjithfarë lloj punimesh me motive të larmishme duke përfshirë elementët dekorativë apo simbolikat si shqiponja. Të preferuara për t’u realizuar ngelen punimet e ndryshme karakteristike prej leshi që përdoren edhe gjatë stinës së ftohtë.
72-vjeçarja shprehet se për të realizuar punimet karakteristike prej duarve të saj i duhet të punojë shumë, madje deri në 12 orë në ditë, por sërish nuk ndjen lodhje.
Tashmë punimet e realizuara prej saj në mënyrë tradicionale tërheqin vëmendjen e turistëve, të cilët shpeshherë i marrin si kujtim nga udhëtimi i tyre në qytetin e Gjirokastrës.
“Fillimisht ja bëja për nipërit, për mbesat, pastaj kam qenë në punë nuk kisha kohë, tani kohën e kam të lirë edhe nipërit dhe mbesat janë të rritur dhe kështu që mese të merrem tjetër. Turistët i pëlqejnë shumë punët e dorës sipas zonave, kush i preferon akrilik, kush i preferon punime leshi, kush i preferon pambuk,” – tregoi Sejdia.
E moshuara ndjen keqardhja ndërsa shprehet se ky lloj zanati nuk preferohet nga të rinjtë duke bërë që qëndisja dhe punë të tilla karakteristike të traditës, të shkojnë drejt harresës.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut