‘Fërgesa’, gatimet tradicionale të Shqipërisë së mesme në fokus të festës

4 Shtator 2023 | 17:17

Në formën e konkursit mes dy qyteteve, Tiranës dhe Elbasanit, “Festa e Fërgesës”, gatimi tradicional i të dy zonave, bëri bashkë qytetarë dhe turistë të shumtë. Në krye të synimeve ishte ruajtja dhe përcjellja e traditës së këtyre trevave të kulinarisë shqiptare që mbartin.

Amvisa të qytetit të Elbasanit, por edhe Tiranës sollën për te gjithë shijen e gatimit të tyre. Fërgesë me gjizë, mëlçi dhe një shumëllojshmëri gatimesh të larmishme.

Themeluesja e kësaj tradite tashmë të nisur edhe në Elbasan, Dhurata Thanasi thotë se dikur gatimet vinin sipas gjendjes ekonomike të familjeve. E rëndësishme për të është gatimi me prodhimet vendase që këto dy qytete i kanë me shumicë.

“Është një trashëgimi, e cila jo vetëm sjell të mira nga ana e rikthimit ekonomik për turistët, për njerëzit që vijnë dhe vizitojnë Elbasanin, por ndihmon edhe ekonomitë tona. Ajo fërgesa që zonjat e Elbasanit kanë bërë aty, e kanë bërë me vajin e ullirit të zonës tonë, është një nga ullinjtë më të lartë dhe më me vlerë që ka Shqipëria”- tha Dhurata Thanasi.

“Është një nga recetat më interesante të këtij territori dhe është një trashëgimi jo materiale e cila duhet transmetuar në breza kështu që jo më kot unë shoh qe ka edhe fëmijë edhe gjyshër që do na e transmetojnë dhe është mirë ta transmetojmë edhe neve.”- theksoi Mirela Koçollari, arkeologe.

Sofra tradicionale u shtrua ne Porten Mikpritese të Kalasë së Elbasanit ku kryefjala ishte fërgesa. Nuk munguan grupet folklorike të Elbasanit dhe Tiranës që i dhanë atmosferë dhe ngjyra shijes tradicionale të fërgesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026