Dogji mbeturinat në tokën e tij, por flakët u përhapën, procedohet i moshuari

31 Tetor 2023 | 09:31

Një 70-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Kukës pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me barishte.

Zjarri i ndezur prej të moshuarit në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është përhapur në të gjithë fushën.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të më mëtejshme.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët  për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 70 vjeç, banues në fshatin Novosej.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026