Familja e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Tropojë
Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur Bjeshkët e Pojanit, në Tropojë.
Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
I moshuari u denooncua i zhdukur nga familjarët, pasi humbi kontaktet në vendin e quajtur Bjeshkët e Pojanit.
Pas nisjes së kërkimeve nga efektivët, banorët e zonës, por dhe familjarit, u bë e mundur gjetja e trupit të 80-vjeçarit.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e shtetasit D. B. Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit D. B. Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtetasit D. B”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë