Ndryshon ligji për shëndetin mendor, vendimi i gjykatës për shtrim të detyruar duhet rishikuar çdo 28 ditë
Ky është Jorgo Zani, një person me probleme të shëndetit mendor, i cili pesë vjet më parë masakroi një 12-vjeçar në Palasë.
Historia bëri bujë jo vetëm për natyrën e krimit, por edhe për shkak se banorët e fshatit ku ai jetonte, treguan se ishin ankuar shumë herë për agresivitetin e tij.
Megjithëkëtë, ai ishte shtruar një herë në spitalin psikiatrik në Vlorë, por pas disa ditësh ishte lejuar të largohej. Në kushtet e mungesës së një spitali-burg të posaçëm për të sëmurët mendorë agresivë, problemet e shëndetit mendor janë përdorur shpesh si argument për liruar edhe kriminelë nga burgjet, përmes vendimeve korruptive.
Parlamenti shqiptar është duke i bërë disa ndryshime ligjit për shëndetin mendor, i cili nën rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës, po merr përmasa më humane.
Drafti i ri parashikon që gjykatësi nuk do të mjaftohet në raportet mjekoligjore, por para se të vendosë për shtrim apo trajtim të pavullnetshëm të një personi, duhet të dëgjojë vetë atë.
“Nëse personi ka humbur në gjykatë aftësinë për të marrë vendime, e kundërshton këtë vendim, i jepet e drejta që ta dëgjojë edhe njëherë gjykata dhe pastaj të rimerret një vendim.
Nga ana tjetër, nëse në ligjin e sotëm merret njëherë vendimi, ky është i përhershëm derisa i sëmurë del nga gjendja. Në këtë projekt-akt rekomandohet që çdo 28 ditë të rikalojë në gjykatë për t’u rivlerësuar”, thotë Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë.
Ndryshimet parashikojnë penalizime edhe për mjekët që do të kryejnë shtrim të vullnetshëm në spital të personave me çrregullime mendore, pa marrë miratimin nga Ministri i Shëndetësisë dhe do të dënohen me heqje të së drejtës të ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet dhe mosinformimi për të drejtat dhe arsyet e shtrimit dënohet me gjobë 50 000 lekë.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona