Ambasadorja Kim sqaron se Rama e ka siguruar rreth çështjes së kandidimit të Doshit
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë fund spekulimeve duke komentuar hapur sot në Twitter se me kryeministrin Edi Rama ka “mirëkuptim të qartë” për sa i përket vlerësimit nga departamenti amerikan rreth figurës së Tom Doshit si i papërshtatshëm për të përfaqësuar qytetarët.
Në postimin në Twitter ambasadorja thotë se në fakt Kryeministri i ka kujtuar asaj se “ai personalisht e ka përjashtuar Tom Doshin nga Partia Socialiste”.
“Ai [Edi Rama] theksoi se ky person [Tom Doshi] nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai do të formojë” – shkroi ambasadorja Kim në Twitter.
Në vitin 2018 departamenti amerikan i shtetit e shpalli Doshin të padëshiruar në SHBA me arsyetimin se ai dyshohet të jetë i përfshirë në korrupsion. Të hënën, teksa rikujtoi rastin e tij, ambasadorja Kim apeloi që partitë politike në Shqipëri të kandidojnë figura sa më të pastra.
Doshi, ish-deputet i Partisë Socialiste në tre legjislatura, pas vitit 2017 ka përfaqësuar Partinë Socialdemokrate, të cilën e drejton prej rreth një viti pas largimit të udhëheqësit të saj Skënder Gjinushi – ky i votuar si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Kryeministri Edi Rama iu shmang pyetjes së Euronews Albania nëse do të kishte marrëveshje për koalicion me partinë e Doshit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se do të refuzonte çdo lloj komenti apo përgjigjeje që do të vijnë nga deklarata të ambasadores Kim.
Lexoni gjithashtu:
Tom Doshi kërkon regjistrimin e PSD-së në zgjedhje
Kush po bën fushatë me banditë? Andi Bushati dhe Baton Haxhiu “rrëzojnë” akuzën e Ramës
Pastërtia e kandidatëve, ambasadorja Kim rikujton vendimin e DASH për Tom Doshin
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës