UNICEF dhe OBSH thirrje drejtuesve të shteteve: Garën për vaksinën, ose e fitojmë ose e humbasim bashkë
Organizatat botërore UNICEF dhe OBSH u bënë thirrje drejtuesve të shteteve të hedhin sytë përtej kufijve të tyre dhe të zbatojnë një strategji për vaksinat, e cila të mund t’i japë fund pandemisë dhe të kufizojë edhe variantet e virusit.
Në një deklaratë të përbashkët nga Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u bë me dije se nga 128 milionë doza vaksinash që janë administruar deri tani, më shumë se treçereku i tyre janë bërë në vetëm 10 shtete që përbëjnë 60% të GDP-së.
“Deri më sot, pothuajse 130 vende, me 2.5 miliardë banorë, ende nuk kanë administruar as një dozë të vetme. Kjo strategji kundërproduktive do të na kushtojë shumë jetë njerëzish, do t’i japë virusit më shumë ‘liri’ për të pësuar mutacione dhe për t’iu shmangur efektit të vaksinave, si dhe do të cenojë rimëkëmbjen ekonomike globale”, thuhet në deklaratën e UNICEF dhe OBSH
Dy organizatat e rëndësishme sugjerojnë disa hapa të rëndësishëm për t’u ndjekur në mënyrë që të sigurohet që shpërndarja e vaksinave të fillojë në të gjitha vendet në 100 ditët e para të vitit 2021.
Ndër të tjera sipas tyre, qeveritë të kenë vaksinuar punonjësit e tyre të shëndetësisë dhe popullatat më të rrezikuara ndaj sëmundjeve të rënda, t’i shpërndajnë vaksinat përmes Instrumentit të COVAX-it, në mënyrë që edhe shtetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
“Prodhuesit e vaksinave ta kryejnë në mënyrë të barabartë ndarjen drejtë të furnizimit të pakët me vaksina; të ndajnë me OBSH-në të dhëna mbi sigurinë, efikasitetin dhe të prodhimin, si prioritet për shqyrtimin e rregullave dhe të politikës; të rrisin dhe të maksimizojnë prodhimin; dhe ta transferojnë teknologjinë edhe te prodhuesit e tjerë që mund të ndihmojnë në shtimin e furnizimit global”, sugjerojnë UNICEF dhe OBSH.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme