Drejtësia ‘përkëdheli të fortët’, si përfituan nga sistemi personazhet e njohur të botës së krimit

11 Shkurt 2021 | 18:00

Vendime të diskutueshme të drejtësisë, dukshëm të dyshuara si korruptive nuk kanë qenë të pakta vitet e fundit.

Në vitin 2016 ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha sot në kërkim ndërkombëtar për vrasje e grup kriminal, fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa në vitin 2014 Gjykata e Lartë i hoqi burgimin e përjetshëm duke e dënuar me vetëm 25 vite burg.

‘Përkëdheljen’ e drejtësisë nuk e provoi vetëm Lulzim Berisha. Në shkurt të 2019-ës sistemi drejtësisë prodhoi ‘perlën’ e radhës. Një trupë gjyqtarësh e ‘sajuar’ nga rrethet për shkak të ezaurimit të togave të zeza të Apelit të Krimeve të Rënda hoqi dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, duke e ulur në vetëm 25 vite burg dënimin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë.

Në banesat e 3 gjyqtarëve që votuan pro u ushtruan kontrolle, madje nisi një hetim për korrupsion, por SPAK çuditërisht pushoi hetimet, vendim që u miratua edhe nga Gjykata e Posaçme.

Gerd Gjinarari, i dënuar më burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit , ishte personazhi i radhës që fitoi lirinë me kusht, ndërsa gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo që dha vendimin u shkarkua nga detyra nga Këshilli I Lartë Gjyqësor.

I akuzuar për 3 vrasje, edhe Viktor Ymeri tashmë sërish i arrestuar, do të fitonte lirinë në mënyrë të dyshimtë nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa për disa nga këto raste Ministria e Drejtësisë i ka shprehur shqetësimin prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK, Arben Kraja.

Në një shkresë drejtuar këtyre të fundit ku kërkonte ndjekjen penale të gjyqtares Enkeleda Hoxha e cila u arrestua, ministrja Etilda Gjonaj shprehej se vendime të tilla sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, duke cenuar edhe besimin e publikut tek reforma në drejtësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026