Ministrja Etilda Gjonaj përshëndet arrestimin e gjyqtares së Krujës: Denoncuam disa herë abuzimet
Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja Etilda Gjonaj përshëndeti arrestimin e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha dhe disa zyrtarëve të tjerë duke e cilësuar si mesazh të qartë për gjyqtarët dhe prokurorët që vijojnë të abuzojnë me drejtësinë.
Ministrja e Drejtësisë tha se e kishte denoncuar publikisht gjyqtaren Hoxha në të paktën dy raste abuzive vitin e shkuar dhe se për këtë i kishte kërkuar organeve të drejtësisë procedimin disiplinor, shkarkimin nga detyra dhe nisjen e hetimit penal ndaj saj.
Gjonaj tha se reforma në drejtësi nuk është përmbyllur dhe se përveç procesit të vetingut ajo po vijon me punën e institucioneve të tjera si Këshillat e Lartë Gjyqësorë dhe të Prokurorisë, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë apo dhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion.
E pyetur se çfarë kanë bërë autoritetet përballë faktit se në korrupsion po përfshihen edhe avokatët, të cilët sillen si sekserë sidomos në çështje të ndjeshme, Gjonaj tha se për çdo rast të evidentuar ministria i është drejtuar vazhdimisht Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të kërkuar heqjen e licencave. Ajo tha se vetëm muajin e fundit ministria ka ngritur shqetësim për katër avokatë.
Lexoni gjithashtu:
Arrestimi i gjyqtares, ambasadorja Kim vlerëson përparimin e reformës në drejtësi
Pranga gjyqtares në sallën e gjyqit, 10 të arrestuar, deri në 12 mijë euro ryshfet për ulje dënimi
Drejtësia “përkëdheli të fortët”, si përfituan nga sistemi personazhet e njohur të botës së krimit
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës