Piktorët e së ardhmes, 25 artistë të vegjël pjesë e organizimit në Kolonjë

1 Nëntor 2023 | 18:05

Për të pestin vit radhazi në Kolonjë organizohet ‘Kolonia e piktorëve të vegjël’.

Edhe këtë vit pjesë e këtij organizimi janë bërë piktorë të moshës nga 8-16 vjeç, pjesa më e madhe e së cilëve kanë guxuar të hedhin në telajo ngjyrat e krijimtarisë së tyre në stinën e vjeshtës.

Ata janë përqendruar në punimet e tyre në vendet turistike të krahinës së njohur duke filluar nga Borova, Rehova, Sheleguri dhe Leskoviku.

“Unë jam 16 vjeç dhe kam zgjedhur një pamje të fshatit Rehovë, me pëlqejnë karakteristikat, gurët që e banorët e këtij vendi kanë ndërtuar shumë mirë dhe po mundohem të bëj më të mirën time në pikturë. Unë afërisht kam 4 vite që merrem me pikturë dhe mendoj se do e zhvilloj dhe me vonë”, thotë një artist i vogël.

“Unë jam Maria Peci, kam rreth 5 vite që pikturoj. Sot me ka tërhequr pamja magjepsëse e këtij fshati të bukur. Po pikturoj shtëpinë përballë me gurë”, shprehet një tjetër.

Të gjitha punimet e tyre do të paraqiten në ekspozitën e kësaj kolonie të veçantë ne qendër të qytetit të Ersekës, koloni e cila është e vetmja e kësaj moshe në vendin tonë.

Në koloninë e këtij viti të piktorëve të vegjël kanë marrë pjesë 25 piktorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Korça. Pjesë e kësaj kolonie janë bërë edhe piktorë të cilët kanë ardhur nga shkolla të ndryshme të fshatrave të bashkive të juglindjes së vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026