Sot, dita e fundit e fushatës elektorale në Kosovë, partitë politike zhvillojnë tubimet e fundit

12 Shkurt 2021 | 08:03

Partitë politike do të zhvillojnë sot tubimet e fundit elektorale, nëser do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 14 shkurtit qytetaret e Kosovës do t’i drejtohen kutive te votimit për zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 votuesve.

Në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019, pasi nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues, të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga jeta

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888.

KQZ ka aprovuar aplikimin për të votuar nga diaspora të 102 mijë qytetarëve.

Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Sali Mustafa, të cilët ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të gjitha aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar sipas njoftimit të KQZ.

Të gjithë qytetaret të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ata që janë në vetëzolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve lëvizëse.

Lexoni gjithashtu:

Analistja Emini tregon arsyet pse do të ketë pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 14 shkurtit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026