“Janë milici fashiste”, Braçe ngre tonet: Deputetët e PD po përdorin dhunë fizike
“Ky është fashizëm”, kështu tha deputeti Erion Braçe për aksionin e deputetëve të opozitës të cilët ende Kuvendi janë përplasur me deputetët e PS.
Para se të futej në sallën e parlamentit, Braçe tha për gazetarët se deputetët e opozitës janë shndërruar në njerëz të dhunshëm fisikisht, të cilët nuk e përdorin më forcën e argumentit.
“Ky nuk është aksion, kjo është një milici fashiste! Të hysh në sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë, jo me argument, por me duar, këtu kalojmë në fashizëm.
Një grusht deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm fizikisht, jo mendërisht, por fizikisht. këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste”,-tha Erion Braçe.
Deputetët e PD-së nuk i kanë lënë të ulen deputetët e PS, gjë e cila ka sjellë dhe përplasje mes tyre, konkretisht mes deputetit socialist Toni Gogu dhe deputetëve Ervin Salianji dhe Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit