OKB: Irani po kryen ekzekutime “në një shkallë alarmuese”
Irani po kryen ekzekutime “në një shkallë alarmuese” dhe vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti ka vrarë të paktën 419 persona, u tha në raportin e ri të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Sipas këtij raporti, në Iran ka pasur rritje të dënimeve kapitale për 30%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Shkalla e ekzekutimeve është rritur shumë, veçmas pas nisjes së protestave në Iran të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në Teheran më 2022 në kohën kur ishte në paraburgim për shkak të pretendimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.
Autoritetet kanë shtypur protestat, duke lënë qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur.
Guterres tha në raport se shtatë burra u ekzekutuan lidhur me pjesëmarrjen në protestat që u nxitën nga vdekja e Aminit.
Në të shtatë rastet, informacioni e marra “tregonin vazhdimisht se procedurat gjyqësore nuk përmbushnin kërkesat për një proces të rregullt dhe gjykim të drejtë sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha ai.
Të dhënat fillimisht u publikuan në tetor në një raport të Javaid Rehman, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit