GJKKO vendos 2 avokatë kryesisht për Haxhiun, njëri “bisha” që u caktua për Berishën

2 Nëntor 2023 | 13:04

Gjykata e Posaçme cakton 2 avokatë të tjerë kryesisht për Laert Haxhiun, teksa u revokua avokatja e caktuar më herët nga shteti Pranvera Doçi.

Avokatët e shtetit do të jenë Artan Simoni dhe Edvis Gorishti. Ndërkohë Pranvera Doçi tha se për shkak të një fatkeqësie familjare, nuk mund ta ndiqte procesin si dhe për shkak të dosjes voluminoze.

Ndërkohë, Detar Hysit avokati me prokurë të posaçme nga familjarët e Laert Haxhiut, i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga mbrojtja, ndërsa mosparaqitja e tij këtë të mërkurë në seancë, u shoqërua me ndëshkimin administrativ prej 5 mijë lekësh të rinj.

Gjyqi në GJKKO u shty për datën 17 nëntor në orën 11:00 ndërsa ka mbetur për tu pyetur edhe një dëshmitar nga prokuroria dhe më pas do jetë radha e dëshmitarëve të mbrojtjes. Laert Haxhiu po gjykohet për masakrën e Lushnjës në vitin 2017 me 2 të vrarë.

Kujtojmë se avokati Artan Simoni, është ndër avokatët e parë që u caktua për procesin e ish-kryeministrit Berisha, por që më pas u largua për shkak të komenteve kundër Berishës në rrjete sociale, duke e cilësuar si “bisha”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026