Greqia i hap rrugën ekstradimit të Laert Haxhiut

18 Tetor 2023 | 15:10

Burime nga Ministria e Brendshme e cila po ndjek rastet e ekstradimeve te personave me rrezikshmëri të lartë dhe korrupsion, i konfirmuan Euroneës Albania se Gjykata e Apelit  të Janinës ka dhënë vendim pozitiv për ekstradimin e Laert Haxhiut.

“Gjykata e Shkallës së Dytë të Janinës vendosi pozitivisht për ekstradimin e Haxhiut. Por Haxhiu ka të drejtë, sipas legjislacionit grek, të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij nga Gjykata e Lartë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Haxhiu po gjykohet në Shqipëri për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi ku ka kërkuar azil ndërsa Shqipëria kërkon ekstradimin e tij.

Së fundi ai u ekspozua nga dëshmia e Artan Tafanit lidhur me disa ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit, ku sipas tij planifikonte të kryente atentate ndaj 2 prokurorëve dhe një avokati.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026