Sa pritet të taksohen banesat me qira ditore, çfarë parashikon ligji

2 Nëntor 2023 | 16:20

Nga 1 nëntori të gjitha bizneset që japin apartamente me qira në platformat booking apo air bnb, do të taksohen 20% mbi komisionin që paguajnë në booking nëse nuk kanë një NIPT të vendosur, në të kundërt taksimi do të jetë vetëm 6%.

“Institucionet shqiptare janë të lidhura me booking, ata kanë të drejtë të hyjnë në rezervimet tona online dhe aty monitorojnë çdo gjë”, thotë Dorentina Krraba, sipërmarrëse.

Taksa që duhet paguar është një shumë e ndryshme në varësi të qirasë së një apartamenti për një natë.

“Mund t’i bjerë diku, varet nëse një apartament është 40 euro, i bie 12% diku tek 3-4 euro dhe mbi këtë taksim shteti do japim 6% e kësaj, është diku tek gati 1 euro”, tregon ajo.

Ndonëse për sipërmarrësit nuk është një shifër që i pengon në aktivitetin e tyre, ata përsëri nuk e përjashtojnë mundësinë e rritjes së çmimeve për rezervime.

Ndonëse kjo skemë do të nxjerrë në pah ata që janë të rregull sa i takon ligjeve, përsëri ekspertët thonë se nuk do të arrihet formalizimi i plotë i sektorit, pasi shumë subjekte japin shtëpi apo apartamente me qira nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram. Regjistrimi i këtyre strukturave sipas ekspertëve është e domosdoshme, pasi ata qarkullojnë shumë të ardhura në informalitet dhe nuk kontribuojnë në buxhet.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026