Sputnik V, prodhim serb? Ministri serb i Inovacionit: Deri në fund të vitit prodhojmë vaksinën ruse
Deri në fund të vitit Serbia mund të ketë kapacitetin e duhur për të prodhuar brenda vendit vaksinën ruse Sputnik V.
Lajmi u bë me dije nga ministri serb për Inovacionin pasi një ekip ekspertësh rusë mbërritën në Beograd për të vlerësuar kapacitetet e vendit për të prodhuar vaksinën.
Ministri shtoi se vaksina nuk do të shpërndahej vetëm brenda Serbisë, por në të gjithë rajonin dhe madje edhe në Evropë.
Javën e kaluar, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se vendi ballkanik do të investojë aq sa është e nevojshme për të filluar prodhimin vendas të vaksinës ruse.
Sipas programit shtetëror të vaksinimit, serbët mund të zgjedhin të vaksinohen midis dozave të Pfizer, Sinopharm të Kinës dhe Sputnik V të Rusisë.
Serbia është një nga shtetet me procesin më të shpejtë të vaksinimit në kontinentin evropian.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta