”Dosja 184” për shitblerjen e votave në Dibër kalon në gjykim me vetëm katër të pandehur
Gjykata e Dibrës ka vendosur sot të çojë për gjykim vetëm katër të pandehur, për dosjen e bujshme të njohur me numrin “184”, të cilët akuzohen për shit-blerje të votave në zgjedhjet e parakohshme vendore të Dibrës në vitin 2016.
Të pandehur janë:
- Robert Aga, ish-shef komisariati Dibër;
- Drini Gjeci, ish-drejtor i arsimit Dibër – akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve;
- Nuri Meda, ish-zyrtar i njësisë administrative Tomin;
- Hasan Hoti, ish-zyrtar i njësisë administrative Lurë – akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve;
Për personat e tjerë është vendosur pushimi i çështjes, duke mos u pranuar as ankimi i Partisë Demokratike në cilësinë e kallëzuesit. Avokati Indrit Sefa tha se gjykata dha një vendim të padrejtë, i cili do të apelohet.
“Dosja 184”, ku në përgjime dolën edhe zyrtare të lartë të mazhorancës, u zvarrit disa herë nga krimet e rënda në Dibër, madje dhe SPAK shpalli mos kompetencën.
Lexoni gjithashtu:
Mbyllen hetimet për përgjimet e ”Dosjes 184”, prokuroria dërgon në gjyq vetëm katër persona
Vijon zvarritja e “Dosjes 184”, PD i kërkon Gjykatës së Dibrës transferimin e saj në GJKKO
Mbyllja e hetimeve për “Dosjen 184”, Partia Demokratike: Nuk u bë drejtësi
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona