Kishin mbetur të bllokuar në Gaza, familja e kryeministrit skocez arrin të largohet
Familja e kryeministrit të Skocisë Humza Yousaf është larguar nga Gaza përmes kalimit Rafah, duke qenë të bllokuar në territor që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Sipas BBC ata janë në mesin e 127 personave të listuar në seksionin e Britanisë së Madhe për nisjet e miratuara nga Gaza sot.
Në një deklaratë nga Yousaf dhe gruaja e tij Nadia El-Nakla thuhet:
“Ne jemi shumë të kënaqur të konfirmojmë se prindërit e Nadia ishin në gjendje të largoheshin nga Gaza përmes Kalimit Rafah këtë mëngjes.
Këto katër javët e fundit kanë qenë një makth i gjallë për familjen tonë, ne jemi shumë mirënjohës për të gjitha mesazhet ngushëlluese dhe lutjet që kemi marrë nga e gjithë bota, dhe në të vërtetë nga i gjithë spektri politik në Skoci dhe në Mbretërinë e Bashkuar.”
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë