“Klienti s’vjen më”, qytetarja: Më iku biznesi, u lag i gjithë mielli për byrekë

3 Nëntor 2023 | 14:45

Si pasojë e reshjeve të shiut, lumi Lana ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhe lagjen tek “Pallati me Shigjeta”.

Si pasojë e përmbytjes qarkullimi është bllokuar ndërkohë që disa makina janë prishur për shkak të shiut.

Një nga bizneset në këtë lagje është dëmtuar pasi uji ka hyrë brenda.

Pronarja e biznesit shprehet se është hera e parë që e sheh Tiranën në këtë gjendje, ndërsa tha se i është lagur mielli, me të cilin bënte dhe byrekë.

“Është hera e parë. Paguaj lekët dhe ja ku është situata. U lag mielli e gjitha. Klienti s’te vjen më të blejë. Bëj byreqe. Nuk po menaxhohet situata. Janë lagur të gjitha. E kam pastruar pak. Nuk më ka ndodhur asnjëherë kështu. Kam 9 vite që punojë këtu. Ku shkojnë lekët tona. E kam me qira. Paguajmë dhe taksa”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026