Itali, Draghi formon qeverinë, publikohen emrat e kabinetit, nesër betimi

12 Shkurt 2021 | 20:45

Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, konfirmoi mbrëmjen e së premtes se ishte gati të formonte qeverinë e ardhshme të Italisë dhe publikoi emrat e një kabineti, të përbërë nga teknokratë dhe politikanë nga koalicioni i tij i gjerë.

Presidenti Sergio Mattarella i kërkoi Draghit që të bëhet kryeministër, pasi përplasjet mes partive çuan në rrëzimin e administratës së mëparshme.

Gjithashtu, kreu i shtetit e ngarkoi atë me detyrën për t’u përballur me pandeminë e COVID-19 dhe krizën ekonomike të lidhur me të.

Pas një jave konsultimesh, thuajse të gjitha partitë kryesore të spektrit politik italian shprehën mbështetjen e tyre për Draghin dhe figura të tjera të grupit të tij, që u emëruan ministra.

Kabineti i ri përbëhet nga 15 burra dhe 8 gra dhe pritet të bëjë betimin paraditen e së shtunës.

Pjesë e këtij kabineti është dhe Vittorio Colao, ish-CEO i grupit Vodafone, që është emëruar Ministri i ri Italian për Teknologjinë dhe Inovacionin.

191433295 ef55a102 47d9 4b91 acd6 04b973cd818b

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026