Beatles bëjnë sërish histori, publikohet kënga ‘e fundit’
Një video muzikore zyrtare për “Now and Then“, me regji të Jackson, do të shfaqet premiere më 3 Nëntor në kanalin e YouTube të Beatles, por audio origjinale është publikuar një ditë më parë dhe ka përlotur fansat në mbarë botën.
Demoja e Lennon u braktis në vitet ’90 për shkak të vështirësive teknike, sidoqoftë, me përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale që Peter Jackson përdori për të ndarë zërat nga zhurma e sfondit në dokumentarin “Get Back” të Beatles të vitit 2021, ai arriti të izolonte vokalin e Lennon.
Për vite me radhë dukej sikur kënga nuk mund do përfundonte kurrë, por vitin e kaluar McCartney, Starr, bashkëproducenti Giles Martin dhe të tjerë e përfunduan këngën, duke lënë vetëm vokalin origjinal të Lennon dhe tingujt e kitarës të Harrison të vitit 1994. Kënga “e re” e Beatles u regjistrua në tre segmente të veçanta, përgjatë 45 vitesh.
Kanë kaluar më shumë se katër dekada nga vrasja tragjike e Lennon dhe dy nga vdekja e parakohshme e George Harrison. “Now and Then” shënon tjetër moment historik nga një grup i jashtëzakonshëm që ka shkruar këngë të pakoha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij