Rama flet për reformën në drejtësi: E bëmë ne, jo SHBA-ja
Kryeministri Edi Rama nisi këtë të premte një tur takimesh që do të mbajë në të gjithë vendin me strukturat socialiste, ku u ndal të fliste edhe për drejtësinë të cilën e konsideroi sukses të partisë që drejton dhe jo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një forcë, një qeveri, një kryeministër që do të kapi drejtësinë, për çfarë do ta kapi, do ta kapi që mos t’i kapin askënd apo jo, se ta kapësh drejtësinë dhe të t’i kapin ata që duhen kapur, kjo nuk është kapje e drejtësisë,” – u shpreh Rama.
Drejtësinë e re e shikon si meritë të partisë që drejton.
“Nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi, është Partia Socialiste që bëri reformën në drejtësi dhe sigurisht gjeti dhe pati për këtë reformë një mbështetje masive të aleatëve strategjikë,” – tha kryeministri.
Sipas Ramës, qeveria duhet të ndërmarrë hapa konkret për të parandaluar korrupsionin dhe të mos presë vetëm nga strukturat e drejtësisë. Për këtë ai tha se në kongres do të jepen më tepër detaje.
“Ne duhet të forcojmë kapacitetet e brendshme të pushtetin ekzekutiv për ta kontrolluar shumë më tepër dhe shumë më në qelizë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në mënyrë që goditja e së keqes, në këtë rast e korrupsionit të mos jetë diçka ekskluzive e SPAK-ut. Nuk ka nevojë që të presim SPAK-un apo të presim prokurorinë për t’i vënë gishtin një drejtuesi të një institucioni që e ka marrë vesh gjithë lagja që e ka dorën e gjatë,” – u shpreh kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek projektbuxheti për vitin e ardhshëm për të cilin tha se 33% e tij do të shkojë për kujdesin social.
LEXONI GJITHASHTU:
IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë
Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork
- 09:12 Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar